Kronika 14 June 2024, 20:25 Nga VNA

Zjarr masiv në Shkodër, në ndihmë vijnë zjarrfikësit e Ulqinit dhe Vaut të Dejës

Ndaje në Whatsapp
Zjarr masiv në Shkodër, në ndihmë vijnë

Një zjarr i madh ka rënë te tregu i rrobave të përdorura në Shkodër mbrëmjen e sotme, ndërsa flakët ende nuk janë shuar.

Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për shuarjen e flakëve masive, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe forca nga Ulqini dhe Vau i Dejës

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.

Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme