Kronika 12 June 2024, 14:14 Nga VNA

GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nipi Nehat Kullës

Ndaje në Whatsapp
GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nipi Nehat Kullës

GJKKO dënon Akil Kullën, dyshohet se vinte armë në dispozicion për grupin e Gjergj Cukalit. Kullës në 2021 iu gjet arsenal armësh në banesë.

Kulla dënohet për grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.  GJKKO e dënon me 8 vite e 8 muaj burg, Akil Kullën, djali i vëllait të Nehat Kullës.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për

sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambientet në zotërim të tij dhe të të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të

strukturuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; -Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave, të cilat plotësojnë kushtet e armëve të ftohta, prerëse me tel.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja

pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në

formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,

parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe

dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i

strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e

tij me 2 (dy) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi,

mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1

i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke

u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u

dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj

burgim.

8. Referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim

dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga

dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me

të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e

nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë, më datë 12.06.2024

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme