Kronika 12 June 2024, 09:51 Nga VNA

Gërdeci/ Shtyhet procesi ndaj Mediut. Kërkohet aktekspertim i ri

Ndaje në Whatsapp
Gërdeci/ Shtyhet procesi ndaj Mediut. Kërkohet aktekspertim i ri

Gjykata e Posaçme shtyn për në 26 qershor procesin ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur.

Shtyrja me qëllim që tu jepej kohë ekspertëve të njihen me aktekspertimin ekonomiko financiar.

Në seancë avokati i Mediut, Henrik Ligori kërkoi që ekspertëve tu jepej kohë për të parë aktin pasi ka kaluar kohë e gjatë.

Fatmir Mediu tha se procesi është krejt formal, pa stubstancë, për të shkuar tek e vërteta. "Ne kërkojmë të bëhet një aktekspertim i ri për të parë nëse ka pasur dëm ekonomik apo jo", theksoi ish ministri.

Në gjykatë Mediu këmbëngul që akti ka probleme dhe ndaj duhet kryer një akt i ri.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme