Kronika 10 June 2024, 13:22 Nga VNA

"Metamorfoza"/ Arrestohet “Leksi i druve”, konflikti me ish deputetin socialist

Ndaje në Whatsapp
"Metamorfoza"/ Arrestohet “Leksi i druve”, konflikti me

Aleksandër Deda, alias Aleks Ndreka i njohur si Leksi i Druve është arrestuar në Itali. Ai është prangosur në aeroportin e Malpensas në Milano.

Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Metamorfoza". Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë. Në hetimet e SPAK në kuadër të operacionit Revanshi, rezultoi se Leksi i Druve ishte vënë në shënjestër për tu vrarë nga grupi kriminal i drejtuar nga ish- deputeti socialist Arben Ndoka.

Ka prova që dokumentojnë faktin se Arben Ndoka është porositësi për vrasjen e Aleks Ndrekës duke angazhuar shtetasit Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.

Dhe se vrasja do të kryhej për arsye se Arben Ndoka e akuzon shtetasin Aleks Ndreka si person që ka strehuar vrasësit e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, vrarë më datë 9 Dhjetor 2017 në Lezhë.

Leksi i Druve akuzohet nga SPAK se bashkëpunonte me Behar Bajrin dhe e informonte për lëvizjet e dy kundërshtarëve të tij Ibrahim Lici, Dorian Duli dhe Genc Tafili po planifikonin për ti vrarë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Kapet në Milano dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 47-vjeçar i akuzuar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.

Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. N., në Shqipëri.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme