Kronika 8 June 2024, 13:18 Nga VNA

Njëri dhunoi të dashurën, tjetri gruan, disa të arrestuar në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin D. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. C., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– F. C., 23 vjeç, banues në Kashar, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi shtetasi F. C., duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. M., i cili dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– A. H., 19 vjeç, banues në Mëzes, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme