Kronika 8 June 2024, 10:54 Nga VNA

Dënohet me 3 vite burg ish kryetari Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla

Ndaje në Whatsapp
Dënohet me 3 vite burg ish kryetari Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla

Gjykata Posaçme e Apelit vendosi të dënojë me 3 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla. Ai u cilësua fajtor për akuzat shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Allës i reduktohet denimi në 2 vite burgim.

Ish-nënkryetarja e Bashkisë Enkeleda Lleshi u dënua me shërbim prove.

Edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për shkeljes së barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave janë dënuar me kusht.

Biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga shkalla e dytë e gjyqësorit falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.

Alla u u arrestua për abuzime me një tender me vlerë 3 mln euro pasi favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik për punimet rrjetit te ujësjellës kanalizimeve.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme