Kronika 8 June 2024, 17:53 Nga VNA

Prag tradegjedie në Korçë/ Ndezi cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, babai pëson djegie të rënda bashkë me të birin

Ndaje në Whatsapp
Prag tradegjedie në Korçë/ Ndezi cigaren teksa furnizonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme