Kronika 12 June 2024, 10:59 Nga VNA

Emiratet e Bashkuara konfirmojnë arrestimin e Durim Bamit, në pikëpyetje ekstradimi

Ndaje në Whatsapp
Emiratet e Bashkuara konfirmojnë arrestimin e Durim Bamit, në

Ditën e sotme është arrestuar në Dubai Durim Bami.

Emiratet e Bashkuara Arabe i konfirmojnë policisë shqiptare arrestimin e Durim Bamit, megjithatë ekstradimi mbetet ne pikëpyetje duke qenë se ende nuk kemi marrëveshje.

Ndërkohë për vëllain e tij, Valter Bami, Emiratet e Bashkuara nuk kanë dhënë një informacion

Njoftimi

Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise "Arrest me burg", per kete shtetas per veprat penale; "Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje",

"Grup i strukturuar kriminal", "Kultivim i lëndeve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme