Kronika 13 June 2024, 21:51 Nga VNA

Shpëtohen 2 turistët belg që u bllokuan në kanionin e Gjipesë

Ndaje në Whatsapp
Shpëtohen 2 turistët belg që u bllokuan në kanionin e

Pas disa orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, lokalizohen dhe nxirren nga kanioni të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë morën njoftim se 2 turistë belgë, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme