Kronika 15 June 2024, 09:33 Nga VNA

Dhunuan bashkëshortet e tyre, arrestohen dy persona

Ndaje në Whatsapp
Dhunuan bashkëshortet e tyre, arrestohen dy persona

Policia e Dibrës dhe Matit pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandaluar dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë personat: Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.Xh., 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh.E.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.M., 43 vjeç, banues në Mat, pasi motomjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian V.,M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme