Kronika 15 June 2024, 14:54 Nga VNA

Me 3 shtëpi bari në Athinë, gjirokastriti bënte jetë luksoze (Emri)

Ndaje në Whatsapp
Me 3 shtëpi bari në Athinë, gjirokastriti bënte jetë

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga zbulimi i 3 banesave ku kultivoheshin lëndë narkotike në Athinë dhe arrestimi i një grupi shqiptaro-gjeorgjian.

Operacioni që coi në sekuestrimin e 1575 bimë “cannabis sativa” dhe mbi 54 kg drogë, coi në arrestimin e Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo 39 vjec dhe babait të tij Agim Kutra 70 vjec, të dy nga Gjirokastra. Bashkë me ta u arrestuan dy gjeorgjianë dhe një grek ndërsa u shpall në kërkim shqiptari Ardjan Alikaj 41 vjeç.

“Zhugla” shkruan së kreu i grupit ishte Genti Kutra, i cili deri në 2017 ndodhej i burgosur në Koridhalo për vjedhje e grabitje.

Pas daljes nga burgu synonte të godiste tregun spanjoll të cannabisit hidropnik. Për këtë arsye ngriti grupin e tij duke mbajtur pranë njerëz të afërt si në rastin konkret babai i tij Agim Kutra, të cilit i kishte lënë në përgjegjësi një prej shtëpive të barit.

T’i afroheshe shtëpive në Malakasa, Ippokrateio Politia dhe Kapandriti ishte shumë e vështirë. Përveç kamerave rreth perimetrit të shtëpive, kishte edhe detektorë lëvizjesh që aktivizoheshin kur dikush afrohej”, thotë një oficer policie që është marrë me rastin.

Prej rreth një muaji, antidroga kishte vënë në shënjestër anëtarët e grupit dhe kryesisht tentonte të lokalizonte shtëpitë ku ndodheshin “serat” e drogës.

Operacioni i arrestimit u bë pasditen e së mërkurës kur disa fidanë po transportoheshin nga një shtëpi në tjetrën dhe fillimisht u sekuestrua një sasi cannabisi, vlera e të cilit do të arrinte në dhjetëra mijëra euro nëse do të dilte në treg.

E gjithë sasia, sipas policisë, do të arrinte të paktën 1.000.000 euro nëse do dilte në treg.

Siç u dallua nga automjetet luksoze të sekuestruara, një “Porsche”, një “USV” dhe një motoçikletë me motor të madh, grupi kishte financa. Por 39-vjeçari Genti Kutra duket se ka fituar edhe komoditet të madh financiar.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi se ai kishte bërë lëvizje të ndryshme investimi, banonte në një shtëpi luksoze në Voria Proastia dhe kishte një skaf privat për ekskursionet e tij detare.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme