Kronika 24 February 2025, 17:44 Nga VNA

Shkodër, vdes fëmija tre vjeçar, motra në gjendje kritike, nisin hetimet për shkaqet

Ndaje në Whatsapp
Shkodër, vdes fëmija tre vjeçar, motra në gjendje kritike,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare është në gjendje kritike. Fëmija i vogël dyshohet se është helmuar, ndërsa 7-vjeçarja është dërguar me urgjencë në QSUT për trajtim të specializuar. Ndërkohë që nëna e fëmijëve është shtatëzënë në javën e 37-të.

Dyshohet se prindërit kanë spërkatur me ilaç kundër minjve një magazinë. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shkodrës sqaron se dy fëmijët po trajtoheshin në spitalin e Shkodrës për virozë stine.

Mësohet se fillimisht fëmijët kanë marrë trajtim në spital, por më pas kanë larguar drejt banesës.

Sipas Policisë : "Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar".

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme