Kronika 24 February 2025, 14:11 Nga VNA

Berisha dhe Veliaj në sinkron sulmesh ndaj SPAK: Akzuat personale ndaj prokurorëve Olsi Dado dhe Altin Dumani

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Veliaj në sinkron sulmesh ndaj SPAK: Akzuat personale ndaj

 

SPAK është një prokurori politike – kështu mendon Sali Berisha, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Altin Dumanit, prokurorit që ka qenë edhe pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ndërkohë, dy prokurorët e çështjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë tashmë në qendër të akuzave nga Berisha dhe Veliaj.

Nga njëra anë, kryetari i PD ka vijuar sot akuzat ndaj Altin Dumanit, duke paralajmëruar se, kur të vijë në pushtet, do të kërkojë ndjekje penale për të. Nga ana tjetër, Erion Veliaj nuk i ka kursyer as sot epitetet fyese për prokurorin Olsi Dado.

Prokurori Olsi Dado është cilësuar nga Veliaj si një “muzikant i dështuar”, “violinist mediokër”, “hajvan” “që e kanë bërë prokuror shoqet” dhe “lunatik që nuk e ka idenë se çfarë është drejtësia” apo “një skuth i pështirë që ndjek urdhra me sy mbyllur”.

Nga ana e tij, kryetari i PD për Altin Dumanin e cilësoi sërish si “vegël e ndyrë, e keqpërdorur”, “kriminel”, “Altin Lala” dhe një sërë etiketimesh të tjera që bien ndesh me etikën më të zakonshme të komunikimit politik.

Që koherenca nuk ka qenë kurrë pika e fortë e politikës shqiptare, kjo tashmë është e qartë. Por tani, lufta e partive të mëdha ndaj SPAK është përqendruar në sulme personale ndaj prokurorëve. Secila forcë politike, si PS ashtu edhe PD, kanë “listën” e tyre të preferuar të prokurorëve të posaçëm, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë që u shkon për shtat.

Sulmet personale për delegjitimimin e Prokurorisë së Posaçme vazhdojnë, ndërsa SPAK deri më tani nuk ka reaguar ndaj fyerjeve publike që po u bëhen prokurorëve nga elita politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme