Kronika 24 February 2025, 16:16 Nga VNA

Ditë e ethshme në SPAK/ Klodian Allajbeu 2 orë me prokurorët e posaçëm

Ndaje në Whatsapp
Ditë e ethshme në SPAK/ Klodian Allajbeu 2 orë me prokurorët

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve, ndërsa nuk dihet me siguri çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt.

Pak ditë më parë, Allajbeu u shfaq në një foto me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK, ku për çështjen në fjalë është pyetur për vetëm dy orë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme