Sociale 6 December 2024, 14:56 Nga VNA

Sherbela vijon të dëmtohet nga stoku i mbiprodhimit dhe kërkesa e ulët për eksport

Ndaje në Whatsapp
Sherbela vijon të dëmtohet nga stoku i mbiprodhimit dhe kërkesa e

Sasia e lartë e stokut të sherbelës të kultivuar, vijon të ndikojë te mbajtja e çmimit të ulët të shitjes te përpunuesit, ndërsa fermerët nuk ndalin mbjelljet pa planifikim.

Kryetari i Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka thotë se stoku i lartë është krijuar nga mbiprodhimi i sherbelës së kultivuar, pa planifikim apo studim të kërkesës së tregut. Për rrjedhojë mbiprodhimi nuk po lejon rritjen e çmimit të grumbullimit, ndërsa mosndryshimi i kërkesës jashtë po ashtu vijon të mbajë çmime të ulëta të shitjes për eksport. Gjoka ngre shqetësimin se stoku i lartë i bimës dhe mosndryshimi i kërkesës mund të ndikojë në rënie të çmimit të grumbullimit. “Nga mbiprodhimi sherbela vijon të grumbullohet te fermerët me çmim të ulët. Po ashtu edhe çmimi i shitjes së sherbelës në eksport vijon të mbetet i ulët, pasi kërkesa jashtë nuk ka rritje. Pra është një bimë që blihet lirë dhe shitet lirë dhe kjo për shkak të stokut të lartë. Nga ana tjetër edhe kontratat e eksportuesve nuk janë afatgjatë, sepse ndikohen nga ecuria e kërkesës dhe konkurrenca në tregjet e huaja. Po ashtu edhe pagesat e ulëta ndaj fermerëve për sherbelën e egër që mblidhet në male, ku për 1 kg bimë të mbledhur paguhen 100 lekë, kanë nxitur kultivimet. Por edhe nëse prej fermerëve nuk do të kultivohej për 1 vit sherbele, stoku arrin të mbulojë kërkesën në tregun e jashtëm”. Gjoka rekomandon se për stabilizimin e kësaj situate është e domosdoshme që nga Ministria e Bujqësisë të nisin takimet me fermerët me qëllim orientimin ndaj tyre drejt kultivimeve të planifikuara dhe të leverdishme.

“Në këtë situatë është e nevojshme të zhvillohen takime me fermerët me qëllim orientimin dhe planifikimin për të mbjellat. Po ashtu ne kemi propozuar që për kultivimin e sherbelës të ndërpriten subvencionimet dhe të kalojnë për kultura të tjera që do të sillnin fitime për fermerët”. Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën janar-tetor eksportet e grupit  “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” arritën në sasinë e 10,3 mln kg. Krahasuar më të njëjtën periudhë të 2023-t sasia e eksporteve u rrit 14%. Gjoka thotë se për të rikuperuar humbjet nga zhvlerësimi i monedhave euro dhe dollar, eksportuesit kanë zgjeruar gamën e produkteve për eksport, madje duke shtuar sasinë e eksporteve në tregjet e largëta aziatike. Por sipas tij probleme mbetet mungesa e investimeve që gjithashtu vijon të mbajë në nivele të ulëta përpunimin e bimëve mjekësore. Nga operatorët me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese vetëm 25% e tyre arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme