Sociale 5 December 2024, 12:31 Nga VNA

Protesta para Kuvendit/ Minatorët dhe sindikatat kërkojnë statusin e minatorit dhe pensione dinjitoze

Ndaje në Whatsapp
Protesta para Kuvendit/ Minatorët dhe sindikatat kërkojnë

Dy protesta të ndara u zhvilluan para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës plenare. Në njërën protestë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ndërsa në tjetrën janë minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.

Të dy grupet e protestuesve kanë bërë thirrje për miratimin e statusit të minatorit dhe sigurimin e pensioneve dinjitoze. Këto kërkesa janë ngritur edhe në protestat e mëparshme, por mbeten të paplotësuara nga qeveria.

Minatorët dhe sindikatat theksojnë se përmbushja e këtyre kërkesave është një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat dhe mirëqenien e punëtorëve që kanë kontribuar në sektorin minerar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme