Sociale 3 December 2024, 20:11 Nga VNA

“Drejtësi për Martinin”, qytetarët zhvillojnë protestën e katërt para Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp
“Drejtësi për Martinin”, qytetarët zhvillojnë

Prindër dhe qytetarë u bashkuan në protestën para Ministrisë së Arsimit, pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, nga një bashkëmoshatar i tij.

Pjesëmarrësit kërkuan që të sigurohet një mbrojtje e përhershme në shkolla, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë në institucione arsimore. Motoja e protestës, e cila ishte e katërta radhazi, ishte "Drejtësi për Martinin".

Një nga kërkesat kryesore në këto protesta ka qenë siguria në shkolla, ndërsa një qytetar theksoi se ndryshimi duhet të shkojë përtej ndërrimit të ministrave dhe të përfshijë një reformë të thellë të politikave për sigurinë e fëmijëve.

Protestuesit nisën marshimin nga shkolla "Fan Noli" dhe më pas u drejtuan para Ministrisë së Arsimit. Martin Cani u vra më 18 nëntor, gjatë mesditës, me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Në seancën gjyqësore të 22 nëntorit, e zhvilluar në ambientet e një spitali privat në Tiranë, gjyqtarja Lorena Çabej vendosi masën "arrest me burg" për Mario Përlleshin, 14-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e Martinit. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në rrethana cilësuese".

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme