Sociale 5 December 2024, 17:46 Nga VNA

Paradoksi i Inovacionit/ Shkollat me turne dhe gjoba për prindërit si 'solidaritet' i Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi i Inovacionit/ Shkollat me turne dhe gjoba për prindërit si

Sot,  kryetari i bashkisë Erion Veliaj ndau lajmin që: "Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë. Sipas Veliajt, "Tirana u vlerësua me çmimin e inovacionit për qeverisjen vendore sepse vlerësohet përpjekja e skuadrës së bashkisë sonë, për të prodhuar një qytet histori suksesi, për të prodhuar një qytet solidar, që e mban ritmin e rritjes demografike, duke u siguruar për të sjellë inovacion në shërbimet për fëmijët, çerdhe, kopshte dhe shkollat e reja që kemi ndërtuar". Por sa inovacion dhe solidaritet ka prodhuar Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, sidomos me prindërit e këtij qyteti e tregojnë gjobat e makinave kur çojnë fëmijët në shkollë, e tregojnë mungesa e këndëve të lojrave, parqeve në Tiranë dhe mbi të gjitha shkollat me dy - tre turne. Ndaj këshillojmë që kur të shpërndahen të tilla lajme të tregohet më shumë kujdes sepse kryeqytetasit po e provojnë çdo ditë në kurriz "solidaritetin" e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme