Politika 20 July 2026, 13:39 Nga VNA

Seanca plenare mes vezëve të protestuesve, rikthimit të opozitës dhe debateve për rendin e ditës

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-20 at 1.38.37 PM.jpeg

Situata në Kuvend këtë të enjte ka qenë e tensionuar si jashtë, ashtu edhe brenda sallës së seancave plenare. Që prej orëve të para të mëngjesit, disa minuta përpara nisjes së seancës së parafundit të kësaj legjislature, qytetarë të shumtë u mblodhën përpara parlamentit në ditën e tyre të 51-të të protestës.

Përballë forcave të shumta policore që kishin rrethuar godinën, protestuesit shoqëruan mbërritjen e zyrtarëve me goditje me vezë drejt automjeteve dhe me thirrje si “Iu erdhi fundi”, “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen” apo “Nuk na përfaqësoni”. Për të shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me protestuesit, ministra dhe deputetë zgjodhën të hynin në sallë përmes hyrjeve alternative.

Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike vendosi të lërë mënjanë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili përshëndeti mediat me simbolin e dy gishtave lart, deputetët e opozitës shmangën gjithashtu hyrjen kryesore ku ishin protestuesit dhe u futën në godinë nga porta pranë Akademisë së Shkencave.

Me nisjen e punimeve, seanca plenare parashikonte shqyrtimin e Raportit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”, si dhe disa projektrezoluta.

Mirëpo, rrjedha e punimeve ndryshoi pasi Kuvendi miratoi propozimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të shtyrë diskutimin e projektligjit për shoqëritë evropiane për të enjten e ardhshme.

Balla e arsyetoi këtë kërkesë me nevojën për t'iu përshtatur angazhimeve të procesit të integrimit në BE, veçanërisht për kapitullin 17.

Kjo lëvizje e mazhorancës nxiti menjëherë përplasje dhe debate të ashpra mes palëve politike. Sali Berisha mori fjalën i pari duke sulmuar ashpër Niko Peleshin, të cilin e cilësoi si "armik të kushtetutës" dhe si "vasalin më të shpifur të Edi Ramës".

Të njëjtën linjë kritike e vijoi edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili hodhi akuza ndaj shumicës parlamentare për bllokim të qëllimshëm të propozimeve të opozitës prej javësh, ndërsa pretendat e deputetëve socialistë, edhe pse të dorëzuara më vonë, futen me përparësi në rendin e ditës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme