Politika 20 July 2026, 13:03 Nga VNA

PD “bëhet pishman” dhe kthehet në Parlament, Berisha dhe deputetët hyjnë nga Akademia e Shkencave

Ndaje në Whatsapp

gbfgb.jpg

Partia Demokratike ka lënë mënjanë bojkotin, ndërsa ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Kuvendit, e parafundit për këtë legjislaturë.

Ndërkohë, jashtë perimetrit të Kuvendit janë mbledhur protestues të shumtë, të cilët kanë qëlluar me vezë në drejtim të ligjvënësve gjatë hyrjes së tyre në Parlament.

Sali Berisha dhe deputetët demokratë kanë zgjedhur të futen në Kuvend nga porta pranë Akademisë së Shkencave, duke shmangur hyrjen kryesore të Parlamentit.

Berisha është shfaqur në krye të grupit të demokratëve dhe ka përshëndetur mediat duke ngritur dy gishtat lart, përpara se të hynte në sallën e Kuvendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme