Politika 19 July 2026, 14:28 Nga VNA

Florjan Binaj distancohet nga Kuvendi Qytetar: “Mu duk i stisur, protesta nuk ka kokë”

Ndaje në Whatsapp
Florjan Binaj distancohet nga Kuvendi Qytetar: “Mu duk i stisur, protesta

Aktori dhe një nga aktivistët e protestës qytetare që prej 50 ditësh zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Florjan Binaj, është distancuar nga Kuvendi Qytetar, duke deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për krijimin e tij dhe se nuk e konsideron përfaqësues të protestës.

Në një intervistë në A2 CNN, Binaj tha se nuk ishte ftuar dhe as informuar për mbledhjen, ndërsa pamjet e publikuara i kanë lënë përshtypjen e një organizimi të stisur.

“Unë jo vetëm që s’isha i pranishëm, por nuk kisha dijeni fare që është krijuar një kuvend. Dje pashë ato pamje dhe, me thënë të drejtën, mu duk diçka e stisur. Mu duk diçka jo shumë përfaqësuese, sepse nëse do të bëhej një gjë e tillë, duhej të pyeteshin të gjithë njerëzit që janë në shesh”, u shpreh ai.

Binaj tha se nga personat e pranishëm njohu vetëm Armir Shkurtin dhe Sazan Gurin, ndërsa pjesën tjetër nuk i njihte.

Sipas tij, pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje e politikës për ta përçarë protestën nga brenda, pasi, sipas tij, metodat e përdorura deri më tani për ta dobësuar nuk kanë funksionuar.

“Përpjekja është nga politika. Pasi i harxhuan të gjithë fishekët me të cilët kanë vrarë protestat e mëparshme, tani po përpiqen ta çajnë nga brenda. Të fusin elementë radikalë, njerëz problematikë dhe të krijojnë struktura paralele që njerëzit të mos e gjejnë më veten se ku janë. Qëllimi është të zhbëjnë atë që është ndërtuar në shesh”, deklaroi Binaj.

Ai shtoi se nuk përjashton mundësinë që të krijohen edhe struktura të tjera paralele, me emërtime të ndryshme, me synimin për të krijuar konfuzion dhe për të dobësuar protestën.

Duke folur për mënyrën se si funksionon lëvizja qytetare, Binaj theksoi se mungesa e një drejtuesi është pikërisht arsyeja pse protesta ka arritur të mbijetojë për kaq gjatë.

“Protesta është një trup që merr frymë, fryhet dhe shfryhet, sepse përbëhet nga njerëzit. Protesta nuk ka kokë dhe unë përfaqësoj vetëm veten time. Kam vënë gjithë peshën time publike në mbështetje të kësaj proteste, sepse besoj se kërkesat e saj janë të drejta. Ne nuk kemi përfaqësi dhe ky ka qenë suksesi i jetëgjatësisë së kësaj proteste”, u shpreh ai.

Në përfundim, aktori vlerësoi se një nga arritjet më të rëndësishme të protestës ka qenë ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe ndërkombëtarizimi i çështjeve që lidhen me zhvillimet në vend, veçanërisht mbrojtjen e natyrës dhe të zonave të mbrojtura.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme