Politika 18 July 2026, 22:06 Nga VNA

Aktivisti Erion Murataj: As deputetët dhe as krerët e partive të vogla nuk do të jenë pjesë e Kuvendit Qytetar

Ndaje në Whatsapp
Aktivisti Erion Murataj: As deputetët dhe as krerët e partive të

Aktivisti Erjon Murataj ka sqaruar se Kuvendi Qytetar i protestës nuk do të ketë në përbërje deputetë apo drejtues të partive politike, duke theksuar se ky forum synon të mbetet një strukturë e pavarur qytetare.

I ftuar në A2 CNN, Murataj u shpreh se deputetët dhe krerët e partive të vogla janë të mirëpritur të marrin pjesë në protestat qytetare si qytetarë, por jo si vendimmarrës në Kuvend.

“Një deputet i PD nuk mund të vijë në Kuvendin Qytetar, nuk bëhet anëtar i Kuvendit. Është i lutur çdo deputet që nuk ka në ndërgjegjen e tij para publike të grabitura të jetë në shesh si qytetar, por jo të jetë vendimmarrës në një institucion shoqëror që është antipodi i sistemit që e ka marrë peng Shqipërinë. Krerët e partive të vogla i kam parë në shesh dhe kanë bërë detyrën qytetare, por në Kuvend nuk ekziston vend për ta”, deklaroi Murataj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të mblidhet një asamble edhe më e gjerë, e cila do të përmbyllë procesin e zgjedhjes dhe përzgjedhjes përfundimtare të anëtarëve të Kuvendit Qytetar.

Sipas Muratajt, kjo fazë do të shërbejë për konsolidimin e strukturës së forumit qytetar, i cili synon të funksionojë i pavarur nga partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme