Ekskluzive 15 April 2025, 13:10 Nga VNA

Sali Berisha kandidat për Ministër Shëndetësie në vitin 1985. VNA zbulon ekskluzivisht shkresën e KQ të PPSH

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha kandidat për Ministër Shëndetësie në vitin

 

VNA ka siguruar ekskluzivisht një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.

Për të qenë transparent me publikun, po botojmë sot faqen e parë të dokumentit arkivor dhe shkresën zyrtare, ku në krahun e majtë janë listuar emrat e Petrit Gaçes dhe Sali Berishës si dy kandidatët kryesorë të nomenklaturës së Komitetit Qendror për postin e ministrit të Shëndetësisë.

Më poshtë janë listuar gjithashtu emrat e mjekëve kandidatë për postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë apo për pozicione të tjera drejtuese, si shef kuadri dhe drejtor të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë, që Ministria e Shëndetësisë i propozon KQPPSH.

Dy mjekët kandidatë për postin e ministrit, Gaçe dhe Berisha, i pari pjesë e grupit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha, dhe Berisha mjek i Hysni Kapos dhe më vonë i njohur në rrethin e familjarëve të Hoxhës. Shkresa është dërguar në Komitetin Qendror më pak se dy muaj para vdekjes së Hoxhës. Asnjë prej tyre nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë nën drejtimin e Ramiz Alisë, përveç Sali Berishës, i cili shtatë vite më vonë u bë drejtues i Partisë Demokratike, post që e mban edhe sot, pas thuajse tre dekadash.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme