Ekskluzive 12 April 2025, 10:58 Nga VNA

Prapaskenat e arrestimit të Altin Morinës, vijojnë dorëheqjet në komisariatin 2 në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Prapaskenat e arrestimit të Altin Morinës, vijojnë

Thellohet edhe më tej skandali në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina. Pas transferimit të shefit të krimeve dhe dorëheqjes së shefit të komisariatit, edhe efektivja e Patrullës, që së bashku me kolegët prangosi të shumëkërkuarin e SPAK, ka dhënë dorëheqjen. Skandali i shkrirjes së kupolës së një prej komisariateve më me peshë në Tiranë, për shkak të zonës që mbulon, po kalon thuajse në heshtje të plotë. Mediat e kanë injoruar ngjarjen, ndërsa zyrtarisht Policia e Shtetit nuk ka bërë transparencë.

VNA, duke hulumtuar rreth rastit, ka mësuar edhe detaje lidhur me arrestimin e Morinës, që u bë shkak për largimet apo dorëheqjet në komisariat. Efektivët e Komisariatit nr. 2, pasi marrin informacion se Morina kishte hyrë në banesën e tij, informojnë eprorët dhe nisin aksionin. Në momentin që i kërkuari del nga shtëpia e tij, policia e ndalon te ish-stadiumi Dinamo. Morina kërkon që ata ta lënë të shkojë, pasi është “një prej tyre”, por efektivët nuk e lejojnë dhe i vënë prangat.

Kjo nuk është pritur mirë nga një grup drejtuesish brenda Policisë së Shtetit, të cilët kanë nisur revanshin ndaj Komisariatit nr. 2, duke detyruar të japin dorëheqjen disa prej tyre dhe duke transferuar disa të tjerë.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë nuk ka patur asnjë reagim as nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ilir Proda, nga ministri apo nga opozita

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme