Ekskluzive 10 April 2025, 14:08 Nga VNA

Furtunë në Komisariatin nr. 2, pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina

Ndaje në Whatsapp
Furtunë në Komisariatin nr. 2, pas arrestimit të ish-efektivit

Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, zhvillime të rëndësishme po ndodhin në Komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Burime të besueshme konfirmojnë se dy ditë pas arrestimit, shefi i krimeve në këtë komisariat është larguar nga detyra dhe është transferuar në një pozicion tjetër. Ndërkohë, edhe shefi i komisariatit ka paraqitur kërkesë për t’u larguar nga posti.

Zyrtarisht, Policia e Shtetit nuk ka konfirmuar lëvizjet, por fakti që këto zhvillime ndodhin menjëherë pas arrestimit të Morinës ka ngritur dyshime se lidhen pikërisht me këtë çështje.

Altin Morina akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Krujës. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe kishte qëndruar për muaj të tërë në arrati.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme