Kronika 24 September 2024, 10:07 Nga VNA

"Rrezikojnë 15 vite burg!"/ Klodiana Lala shpjegon se si SPAK rëndoi pozitat e drejtorëve të Veliajt

Ndaje në Whatsapp
"Rrezikojnë 15 vite burg!"/ Klodiana Lala shpjegon se si SPAK

Dy ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, janë tashmë në pozita më të rënduara, pasi ndaj tyre është shtuar akuza e pastrimit të parave, në aferën e njohur si "5D".

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se tashmë ata rrezikojnë deri në 15 vite burg nëse do të rezultojnë fajtorë për këtë vepër, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë shtyrë me një vit.

Apeli i Posaçëm e orientoi prokurorinë të hetonte edhe për shkelje të tjera. Arrinte në konkluzionin, madje shkonte në një pikë të rëndë, duke ngritur dyshime se brenda Bashkiste kishte patur grup të strukturuar kriminal.

Ditën e sotme ishte seancë gjyqësore ndaj Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe Taulant Tushes.

Avokatët kishin kërkuar shuarjen e masës së sigurisë. Prokurori tha kam regjistruar vepër të re penale, pastrimin e parave. Duke qenë se rëndohet pozita e ish zyrtarëve, në mënyrë automatike shkon edhe në drejtim të zotit Veliaj, duhet të zgjatet afati i paraburgimit dhe gjykata e pranoi.

Pozita e ish drejtorëve të Veliajt, është rënduar ndjeshëm në raport me ligjin. Nga pastrimi i parave hetohen edhe personat e bashkëlidhur. E dyta, marzhi i dënimit shtohet ndjeshëm, mund të shkojë deri në 15 vite burg. 5D është rrugë e gjatë, ka hetim për Veliajn, familjarët e tij, ka zyrtarë të tjerë që Apeli i Posaçëm e ka orientuar.

Përshembull, në një nga rastet vëllai i Taulant Tushës komunikon me Nestor Muhametllari, pronari në letra i 5D, sepse pronarët faktikë janë Qato dhe Molla. Muhametllari rezulton të kishte kontakte me zyrtarët e bashkisë por edhe familjarë të tyre", tha Lala.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme