Kronika 23 September 2024, 08:32 Nga VNA

Probleme shëndetësore, ish ministri Lefter Koka i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e burgut

Ndaje në Whatsapp
Probleme shëndetësore, ish ministri Lefter Koka i nënshtrohet

Prej javësh ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndodhet në spitalin e burgut per shkak se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Që prej kohës kur është arrestuar ka shkuar shpesh ne spital për probleme shendetesore.

Ish-zytari i lartë ka kërkuar lirinë nga paraburgimi për arsye shëndetesore, por në çdo rast është refuzuar kerkesa e tij nga Gjykata e Posacme apo shkallët e tjera të gjykimit.

Ditën e sotme ndaj Lefter Kokes dhe të pandehurve të tjerë pritet të zhvillohet seanca paraprake ku do të vendoset për akuzat qe lidhen me aferën e inceneratorit e Tiranës. Hetimet për këtë afere janë duke vijuar.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme