Kronika 21 September 2024, 10:17 Nga VNA

Gjykata e Apelit lë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara për plagosjen e Lorenc Kostës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit lë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos pranojë kërkesën e efektivit të policisë Erjon Goxhara për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Goxhara është në burg për plagosjen e inxhinierit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Lorenc Kostës, ngjarje që ndodhi më 19 gusht në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Efektivi i policisë e qëlloi Kostën me 6 plumba, pas së cilës u arratis, por më vonë u vetëdorëzua në polici duke shprehur pendesë për veprimin e tij. Kërkesa për masë më të butë sigurie u refuzua nga Apeli, duke e lënë Goxharën në paraburgim.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme