Kronika 20 September 2024, 08:53 Nga VNA

Shkodër/Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/Shpërthim me lëndë plasëse në portën

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin “Dragoç” në Postribë të Shkodrës në portën e jashtme të banesës së Lulëzim Hasajt.

Në banesën e 49-vjeçarit, ku u hodh sasi e vogël e lëndës plasëse, nuk banon njeri prej shumë vitesh.

Njoftimi i Policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme