Kronika 19 September 2024, 13:51 Nga VNA

Ish kryebashkiaku i Pogradecit fiton pafajësinë

Ndaje në Whatsapp
Ish kryebashkiaku i Pogradecit fiton pafajësinë

Ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pasi kjo e fundit la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Shkalla e Parë, pas akuzave për  “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”.

I njëjti vendim konfirmoi pafajësinë edhe për të pandehurit e tjerë Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec.

Sipas SPAK të pandehurit kishin konsumuar vepra penale në dy episode. I pari lidhej me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi i kanë vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi. Pas shqyrtimin në dy shkallë të gjykimit akuzat rezultuan të pa bazuara në prova.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme