Kronika 19 September 2024, 08:30 Nga VNA

Tragjedi në Has/Nënë e bir humbin jetën në një zjarr në banesë

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Has/Nënë e bir humbin jetën në një

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë qytetin e Hasit, ku nënë e bir kanë humbur jetën pas përfshirjes nga flakët të shtëpisë së tyre. Sipas raportimeve të para, zjarri shpërtheu në orët e vona të natës, duke përfshirë banesën e tyre me shpejtësi.

Djali, në përpjekje për të shpëtuar nënën e tij, hyri sërish në shtëpi pasi kishte arritur të dilte jashtë për të shpëtuar. Fatkeqësisht, as ai nuk mundi t’i shpëtonte flakëve, duke përfunduar tragjikisht i vdekur së bashku me të ëmën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërkohë që zona është mbuluar nga dhimbja e banorëve, të cilët janë të tronditur nga humbja e dy jetëve.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme