Kronika 19 September 2024, 16:07 Nga VNA

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit/ Seferi, Hita e Mena, 3 më favoritët

Ndaje në Whatsapp
Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së

Pavarësisht zërave se gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit është e paracaktuar dhe se konkursi është thjeshtë fiktiv, 15 zyrtarë të lartë kanë shprehur ambicien për të zënë postin e rëndesishëm që mbeti vakant pas largimit të Muhamet Rrumbullakut. Në mesin e kandidatëve janë edhe ata që njihen si zyrtarët e karrierës ose që kanë vite të gjata në Policinë e Shtetit si Idajet Faskaj, Neritan Nallbati, apo Rebani Jaupi e deri tek të rinjtë si Pëllumb Seferi, Skënder Hita e Altin Mena. Gjasat janë që kryepolici i ri të zgjidhet 3 emrave të fundit; Seferi, shef i marrëdhenieve me Jashtë në Policinë e Shtetit, Hita drejtor i policisë së Durrwsit dhe Mena, zv-drejtor i Policisë së Lezhës, për shkak se Ministri i Ri ka paralajmeruar se në Policinë e Shtetit do të sjellë një “frymë” të re. Në listën e kandidatëve edhe Shemsi Prenci, ish-zyrtar i lartë Policie, që në 10 vitet e fundit ka qenë jashtë radhëve të bluve. Ndërsa ka kandidatë siç është Rasha apo Tafçiu që kanë shpenzuar vitet e fundit në Akademinë e Policisë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme