Kronika 21 September 2024, 18:17 Nga VNA

Gjyqi ndaj 22 punonjësve të Policisë Kukës, avokatët kundër Gjykatës: Nuk jemi njohur me provat

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi ndaj 22 punonjësve të Policisë Kukës, avokatët

Gjykata e Kukësit po zhvillon seancën për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj 22 punonjësve të policisë së Kukësit. Por avokatët pretendojnë se deri në këtë moment nuk ju është vënë në dispozicion vendimi i arsyetuar. I vetmi dokument është dispozitivi i vendimit. Avokatët thonë se janë në pamundësi për të bërë mbrojtje pasi nuk kanë përpara argumentat mbi të cilat gjykata ka bazuar caktimin e masës.

22 punonjësit e policisë janë të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”, që lidhen me vjedhjen e parave të gjobave të makinave me targa të huaja. Nga hetimet rezulton se duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme