Kronika 21 September 2024, 14:42 Nga VNA

74-vjeçarja denoncon djalin dhe nusën për dhunë në familje/ arrestohet i biri, hetohet bashkëshortja

Ndaje në Whatsapp
74-vjeçarja denoncon djalin dhe nusën për dhunë në

Mbrëmjen e 19 shtatorit, Një 74-vjecare telefonoi në sallën operative të policisë dhe denoncoi për dhunë djalin dhe nusen e tij.

“Më kanë goditur. Kam shenja në fytyrë e trup”, iu tha pensionistja oficerëve të policisë.

74-vjecarja mbërriti më pas në komisariat dhe bëri denoncimin.

Policia konstatoi se e moshuara kishte shenja nxirjeje që pretendoi se i ishin shkaktuar nga goditjet e të birit.

E.M. u arrestua nga policia për akuzën e dhunës në familje. “Nuk e kam dhunuar nënën. Nuk është mirë dhe shpesh bie”, tha ai.

Ndërkohë bashkëshorten e E.M, policia e procedoi në gjendje të lirë, për akuzat e “dhunës në familje dhe “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Gruaja do të hetohet në gjendje të lirë, për shkak se ka fëmijë të mitur, për të cilët nuk ka kush të kujdeset. Policia plotësoi kërkesë për urdhër mbrojtje për 74-vjeçaren, ndërsa u pajis me vendim mjeko-ligjor, për të provuar nëse është dhunuar. Një rast i ngjashëm ndodhi më herët në Shkodër kur një e moshuar u dhunua nga i biri dhe nusja e tij dhe dhunuara u ndihmua nga fqinjët pasi ata nuk i dhanë as ndihmë.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme