Kronika 23 September 2024, 16:42 Nga VNA

Zgjaten afatet e paraburgimit për dy ish drejtorët e Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Zgjaten afatet e paraburgimit për dy ish drejtorët e Bashkisë

Gjykata e Posaçme cakton afat te ri paraburgimi për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, pronarët faktikë të kompanisë 5D për shkak të akuzës së re për të cilën ata po hetohen, ajo e pastrimit të parave. Njoftimi Pala kërkuese Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1.Të caktohet ndaj shtetasit Redi Molla afati i ri i paraburgimit prej 12 ( dymbëdhjetë) muaj duke filluar nga data 28.03.2024; 2.Të caktohet ndaj shtetasit Mariglen Qato afati i ri i paraburgimit prej 12 ( dymbëdhjetë) muaj duke filluar nga data 28.03.2024; 3.Të zgjatet afati i paraburgimit për shtetasin Taulant Tusha për 3 (tre) muaj, nga data 28.09.2024 deri në datën 28.12.2024” . 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 263/1 gërmat b) dhe c), 263, pikat 6 dhe 7, 264/2 të Kodit të Procedurës Penale; me vendimin Nr. 508, datë 23.09.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së paraqitur nga pala kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Redi Molla, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/ 2 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkukteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal. 3. Caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Mariglen Qato, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", në 4 (katër) raste, të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021;"Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal. 4. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, edhe për një periudhë 3 (tre) mujore për shtetasin nën hetim Taulant Tusha, duke filluar nga data 28.09.2024 deri në datën 28.12.2024, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021 dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. 5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 23.09.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme