Kronika 23 September 2024, 16:27 Nga VNA

Dosja 5D/ SPAK heton dy ish drejtorët e Bashkisë, Redi Mollën dhe Mariglen Qaton për pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
Dosja 5D/ SPAK heton dy ish drejtorët e Bashkisë, Redi Mollën dhe

SPAK po heton për pastrim parash, dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Fakti u bë i ditur gjatë një seancë ditën e sotme, ku u shqyrtua një kërkesë e avokatëve për shuarjen e afateve të paraburgimit, për shkak se kanë kaluar 6 muaj. Por prokurori Klodian Braho këmbënguli në rrëzimin e kërkesës, për shkak se ai tha që po i heton edhe për pastrim parash dhe sipas ligjit afati i paraburgimit është 12 muaj.

Redi Molla e Mariglen Qato akuzohen pwr korrupsion, shpwrdorim detyre e fshehje pasurie. Sipas SPAK nga hetimet u zbulua se janë pronarët de facto të kompanisë 5D që merrte tendera pranë Bashkisë së Tiranës ku të dy drejtonin drejtori të rëndesishme. Për aferën 5D është nën arrest dhe Taulant Tusha, ndërsa zyrtarë të tjerë nën masa të lehta sigurie si detyrim për paraqitje apo pezullim nga ushtrimi i detyrës.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme