Kronika 2 July 2025, 10:43 Nga VNA

Rrëmbehet 48 vjeçari në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbehet 48 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit shpall në kërkim katër persona që rrëmbyen dhe dhunuan një 48-vjeçar

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim katër persona, pasi dyshohet se kanë marrë me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e kanë dhunuar.

Pas kallëzimit të bërë nga i dëmtuari, Denis Simaku, policia identifikoi autorët e dyshuar: Anderson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja, të gjithë banues në Durrës. Ata janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti i përdorur gjatë ngjarjes.

Aktualisht, 48-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi mes Simakut dhe babait të njërit prej autorëve. Ky i fundit ka njoftuar djemtë, të cilët janë paraqitur menjëherë në studion fotografike të Simakut, e kanë marrë me forcë në automjet dhe e kanë dhunuar. Në fund, e kanë lënë pranë një depoje uji në zonën e Spitallës.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme