Politika 28 May 2026, 14:20 Nga VNA

Rama vijon përplaset me “Reporterët pa Kufij” për lirinë e medias në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

fgbbgbfg.jpg

Një ditë më parë, “Reporterët pa Kufij” reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi lirinë e medias në Shqipëri, të cilat ai i kishte mbështetur në një analizë të gjeneruar nga një startup i inteligjencës artificiale, ku pretendohej se opozita kishte një dominim më të madh në hapësirën mediatike.

Organizata ndërkombëtare i kërkoi kreut të qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te problemet reale të lirisë së shtypit në vend, duke theksuar gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim me institucionet shqiptare. Në reagimin e saj, RSF nënvizoi se është e hapur për diskutim mbi rekomandimet e saj me palët lokale.

Në përgjigje, kryeministri Rama e cilësoi të habitshëm qëndrimin e organizatës ndaj të dhënave të paraqitura, duke sqaruar se qëllimi i tij nuk ishte kundërshtimi i “Reporterëve pa Kufij”, por sjellja në vëmendje e fakteve dhe analizave që, sipas tij, tregojnë se Shqipëria nuk mund të konsiderohet një vend me “media të kapura”.

Rama u shpreh gjithashtu i gatshëm për një takim dhe dialog me organizatën, duke propozuar caktimin e një date dhe vendi për diskutim. Ai theksoi se kërkimi i së vërtetës duhet të mbetet prioritet mbi çdo paragjykim apo përfundim të nxituar, duke rikonfirmuar se mbetet i hapur për bashkëpunim dhe për shkëmbim të mëtejshëm të të dhënave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme