Politika 27 September 2024, 22:22 Nga VNA

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Kohërat ku jetojmë nuk mund të ishin më të zymta, duhet më shumë tolerancë dhe besim

Ndaje në Whatsapp
Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së:

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York. Rama theksoi se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë të bëjnë rolin e vet.

Ai më tej u shpreh sot bota ka nevojë për tolerancë, ndërsa shtoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje, duke sjellë këtu në vëmendjen Luftën e Dytë Botërore, ku vendi ynë mirëpriti mijëra hebrenj.

“Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit.

Mos u gaboni, tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo thjeshtë të tolerojmë , por të tolerojmë me respekt. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv i densiteti të dikujt.

Toleranca që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën kundrejt hebrenjve, e bën shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi” – tha Rama.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme