Politika 27 September 2024, 18:52 Nga VNA

Dy fitore në një ditë/ Fatmir Xhafaj arrin të amnistojë drejtorët e bashkisë dhe të burgosë Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Dy fitore në një ditë/ Fatmir Xhafaj arrin të amnistojë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për masën e sigurisë ndaj Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, duke kthyer çështjen për rigjykim. Vendimi është marrë në të njëjtën ditë kur po zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

Kjo është nga rastet e rralla kur Gjykata e Lartë prish vendimet e marra nga Prokuroria e Posaçme, duke shënuar një precedent të rrezikshëm. Edhe pse SPAK ka faktuar përfshirjen e Qatos, Mollës dhe Tushes në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsionin, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave, duket se Gjykata e Lartë ka një opinion tjetër.

Kjo ndërhyrje në punët e Prokurorisë së Posaçme ndodh pikërisht në një ditë të ngarkuar me ngjarje që prekin sistemin e drejtësisë dhe politikës. Arrestimi i Salianjit për 1 vit për kallëzim të rremë dhe mundësia e gjykimit të ri të dy drejtorëve të Erion Veliajt ngre pikëpyetje serioze. A është selektive drejtësia kur bëhet fjalë për politikë? A është Gjykata e Lartë një segment i orientuar nga Fatmir Xhafaj, i cili nuk e fsheh afërsinë e tij me Veliajn? A është kjo fitorja e dytë e Xhafës që arrin të arrestojë Salianjin dhe të lirojë drejtorët e Veliajt?

Edi Ramës nuk i duhet Salianji në burg. Ajo që i intereson Ramës është të njollosë sa më shumë imazhin e drejtësisë, duke përdorur veglat e tij. Kur të vijë momenti, ai mund të përdorë sërish Fatmir Xhafajn për të vënë nën kontroll ato struktura të SPAK që aktualisht po bëjnë një punë të mirë.

Segmentet e Xhafajt në sistem janë vënë në veprim! Atje ku nuk ka ndikim (SPAK), ai kërkon të ndërhyjë përmes komisionit që jo rastësisht mban emrin e tij!

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme