Politika 27 September 2024, 13:32 Nga VNA

"Goditje nën brez" Salianji: Goditje politike për të mbrojtur krimin e organizuar dhe për të shuar zërat e opozitës

Ndaje në Whatsapp
"Goditje nën brez" Salianji: Goditje politike për të

Ervin Salianji, ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me dënimin e tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit. Ai e quajti këtë vendim një goditje politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Salianji deklaroi se dënimi është rezultat i denoncimeve të tij për veprime korruptive dhe abuzive të zyrtarëve të lartë. Ai akuzoi Ramën për shkeljen e standardeve dhe vuri në dukje se ky veprim është një përpjekje për të fshehur frikën.

“Krimi im është se kam denoncuar me emër ata që u kanë rënë në qafë qytetarëve,” tha Salianji, duke shtuar se dënimi është një përpjekje për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj nga drejtësia. Ai e cilësoi këtë si një goditje nën brez për të kënaqur grupet kriminale dhe theksoi se do të vazhdojë të luftojë për të drejtën, pavarësisht dënimit.

Salianji përfundoi me një apel për të gjithë ata që ndihen të frikësuar nga sistemi, duke u bërë thirrje që të mos përkulen dhe të përballen me çdo sfidë me guxim.

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka kërkuar pjesëmarrjen e demokratëve në protestën e parashikuar për në 6 tetor.

“Nuk dorëzohemi! Është dita jonë e forcës. Më 8 tetor duhet të jemi bashkë për t’u shuar gëzimin se po shuajnë opozitën e PD”, tha ai.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme