Bota 22 October 2024, 21:58 Nga VNA

Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët

Ndaje në Whatsapp
Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët

Ministria e Brendshme e Italisë ka nisur procedurat për të apeluar në Gjykatën e Kasacionit pas një vendimi të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, i cili refuzoi ndalimin e 12 emigrantëve në qendrën e paraburgimit italian në Gjadër, Shqipëri. Çështja e ngritur lidhet me moszbatimin e ligjit italian për vendet e sigurta. Ky hap vjen pas një dekreti të qeverisë italiane që synon të adresojë çështjen e vendeve të sigurta.

Sipas TGCom, Ministria e Brendshme reagoi pas polemikave që shkaktoi vendimi i Gjykatës së Romës. Më 18 tetor, gjyqtarja Silvia Albano kërkoi kthimin e këtyre emigrantëve në Itali, edhe pse atyre iu ishte refuzuar kërkesa për azil. Për të zgjidhur këtë situatë, qeveria italiane shpalli “dekretin për Shqipërinë”, i cili përcakton 19 vende si të sigurta, duke përjashtuar Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë.

Në listën e vendeve të sigurta sipas dekreti përfshihen: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia. Gjykata e Romës ndaloi deportimin e emigrantëve nga vende që nuk konsiderohen të sigurta, duke lejuar që 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të dërgoheshin në Itali.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme