Bota 22 October 2024, 18:12 Nga VNA

Hasbollah është autori i sulmit me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

Ndaje në Whatsapp
Hasbollah është autori i sulmit me dron në shtëpinë e

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron që ndodhi javën e kaluar në rezidencën e pushimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare në veri të Izraelit.

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, tha kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, në një konferencë shtypi të martën.

Një nga tre dronët e lëshuar nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut të shtunën. Zëdhënësi i tij tha se kryeministri nuk ishte në afërsi në momentin e sulmit dhe nuk kishte viktima.

Shkëmbimet e sulmeve raketore në kufirin e Libanit kanë nisur pas nisjes së luftës së Izraelit në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje tjera. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme