Bota 20 October 2024, 18:27 Nga VNA

Sulmi në shtëpinë e Netanyahut, ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Do të kalojmë në një fazë tjetër lufte kundër Hezbollahut

Ndaje në Whatsapp
Sulmi në shtëpinë e Netanyahut, ministri i Mbrojtjes i Izraelit:

Izraeli duket se ka hartuar një plan për t’u hakmarrë kundër Hezbollahut pas sulmit me dron që synoi rezidencën e Benjamin Netanyahut.

Në mesazhet e tij pas goditjes, kryeministri izraelit foli për një atentat ndaj tij, ndërsa përmendi dhe një përgjigje të menjëhershme ndëshkuese ndaj aleatëve të Iranit.

“Aleatët e Iranit që u përpoqën të më vrisnin mua dhe gruan time sot bënë një gabim të rëndë. Kjo nuk do të më pengojë mua dhe Shtetin e Izraelit nga vazhdimi i luftës së drejtë kundër armiqve tanë për të siguruar të ardhmen tonë”, shkroi Netanyahu në një postim në X.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Këshilli i Sigurimit i Izraelit do të mblidhet së shpejti për të diskutuar mbi përgjigjen në Teheran, por pak më herët ministri i Mbrojtjes i vendit Yoav Gallad, gjatë një konferencë për situatën në kufirin verior, tha: “Ne po punojmë për të kaluar në një fazë tjetër, të mposhtjes së armikut duke hedhur në erë tunele, depo municionesh, duke çmontuar Hezbollahun”.

“Po i afrohemi gjithnjë e më shumë përfundimit të misionit, edhe pse ka ende shumë për të bërë. IDF po përgatitet për lëvizje të mëtejshme, por në radhë të parë duke e ekzekutuar këtë operacion si duhet”, shtoi ministri i Mbrojtjes.

Takimi i Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në bazën ushtarake të Tel Avivit, ndërsa Izraeli vazhdon të përgatitet për të goditur Iranin në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Republikës Islamike më 1 tetor.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme