Bota 19 October 2024, 21:14 Nga VNA

Stacioni zjarrfikës me vlerë shumë milionëshe dhe i “teknologjisë më të fundit” digjet tërësisht – sepse nuk ishin instaluar alarme zjarri

Ndaje në Whatsapp
Stacioni zjarrfikës me vlerë shumë milionëshe dhe i

Një stacion zjarrfikësish në Gjermaninë perëndimore është djegur dhe 10 makina zjarrfikëse janë shkatërruar për shkak se në objekt nuk ishin instaluar alarme zjarri.

Objekti, i cili ndodhej në Stadtallendorf, ishte vlerësuar si një strukturë “moderne dhe bashkëkohore” kur u hap vitin e kaluar. Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, zjarrfikësit nga Stadtallendorf dhe zonat përreth u përballën me detyrën e sikletshme për të shuar një zjarr në stacionin e tyre.

Ndërtesa nuk kishte alarme zjarri të instaluara sepse ishte caktuar si një vend për ruajtjen e pajisjeve, sipas gazetës lokale Oberhessische Presse. Ky lloj objekti nuk kërkonte ligjërisht instalimin e alarmeve të zjarrit.

Lars Schafer, inspektori i zjarrfikësve të rrethit, u tha gazetarëve: “Është një makth për një zjarrfikës. Askush nuk dëshiron të shuajë zjarrin në stacionin e tij.”

Sipas dëshmitarëve, rreth 170 zjarrfikës, përfshirë vullnetarët lokalë, u përpoqën të përballonin zjarrin.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme