Bota 17 October 2024, 18:58 Nga VNA

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Ndaje në Whatsapp
Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz ka konfirmuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, në Gaza.

Sinwar ishte një figurë kyçe në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit të vitit të kaluar, raportohet se u vra në një sulm ajror izraelit në një strehë të kthyer në shkollë, në Jabalia në Gazën veriore.

Më shumë për konfirmimin e vdekjes së Sinwar nga Israel Katz, erdhi me një mesazh personal për dhjetëra homologë të tij në mbarë botën.

Ai thotë se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë sot, duke e përshkruar atë si “kryetarin e masakrës dhe mizorive të 7 tetorit.

“Kjo është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të Islamit radikal të udhëhequr nga Irani. Eleminimi i Sinwar hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza, pa Hamas dhe pa kontroll Iranian - tha ai.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme