Kronika 30 October 2024, 11:25 Nga VNA

Procedohen penalisht 4 deputetë dhe 25 protestues për bllokim të qarkullimit

Ndaje në Whatsapp
Procedohen penalisht 4 deputetë dhe 25 protestues për bllokim të

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht katër deputetë të Partisë Demokratike dhe mbi 25 protestues, të cilët akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në një protestë të organizuar nga Partia Demokratike, protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve te Mbikalimi i Kamzës për rreth tre orë. Deputetët e proceduar për pjesëmarrje dhe organizim të kësaj proteste janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Protesta u zhvillua në ish-sheshin “Shqiponja”, ku qindra mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën, duke bllokuar lëvizjen dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në zonë. Në terren ishin të pranishme forca të shumta policore për të garantuar sigurinë dhe për të ndihmuar në rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Gjithashtu, bllokime të qarkullimit u raportuan edhe në kthesën e Kamzës, ku forcat e rendit ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar vijimësinë e lëvizjes.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme