Bota 10 May 2025, 16:46 Nga VNA

Princi Harry ngatërron shtëpinë në Londër: Troket tri herë në adresën e gabuar ndërsa kërkonte mikun

Ndaje në Whatsapp
Princi Harry ngatërron shtëpinë në Londër: Troket tri

Gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Harry është bërë pjesë e një situate jo të zakontë, që ka ngjallur kuriozitet dhe komentime në lagjen ku ndodhej. Duka i Sussex ka trokitur në derën e gabuar – jo një herë, por plot tre herë – teksa përpiqej të gjente shtëpinë e një miku në Londër.

Sipas gazetës britanike The Sun, një kamerë sigurie e ka filmuar princin duke qëndruar para hyrjes së një shtëpie të gabuar, ndërsa fliste në telefon. Derën e hapi një pastruese, e cila nuk e njohu menjëherë. “U habitëm kur pamë se ishte ai në kamera. E kuptuam vetëm kur fqinjët nisën të flisnin për të,” tha ajo.

Banorë të zonës e kanë përshkruar incidentin si “të çuditshëm”, ndërsa disa prej tyre ngritën pikëpyetje mbi sjelljen e princit. “Nuk mendoj se shumë njerëz do të ecnin nëpër rrugë duke trokitur në dyer të rastësishme – veçanërisht nëse pretendon se nuk ndihesh i sigurt,” komentoi një prej fqinjëve.

Vizita e Harry-t në Londër lidhej me një çështje ligjore të rëndësishme: apelimin e vendimit të qeverisë britanike për t’i hequr atij të drejtën për mbrojtje të financuar publikisht, pas largimit nga detyrat mbretërore dhe zhvendosjes në SHBA. Në argumentimin e tij, Duka tha se rreziku për jetën e tij dhe të familjes së tij nuk është zhdukur, dhe se vendimi i komitetit të sigurisë RAVEC është i padrejtë.

Pas incidentit me adresën, u konfirmua se Harry kishte qëndruar në shtëpinë e një miku gjatë pjesës tjetër të vizitës në Britani.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme