Kronika 31 August 2024, 15:53 Nga VNA

Policia zbulon dy parcela me kanabis në fshatin Gjerbës në Mallakastër

Ndaje në Whatsapp
Policia zbulon dy parcela me kanabis në fshatin Gjerbës në

Policia ka zbuluar dy parcela me lëndë narkotike në fshatin Gjerbës në Mallakastër.

Pas kontrolleve në zonë janë konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme