Kronika 31 August 2024, 10:30 Nga VNA

U ekzekutua dje, policia ndalet te e shkuara kriminale e Elis Rroshkodolit. Para disa vitesh plagosi babain e të fortit të Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua dje, policia ndalet te e shkuara kriminale e Elis Rroshkodolit. Para

Policia e Shkodrës është ndalur tek e shkuara e Elis Rroshkodolit dhe përfshirja e tij në krime të ndryshme si pista kryesore që mund të hedhë dritë mbi ekzekutimin e tij ditën e djeshme në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër. Dyshimet janë se ai është qëlluar për motive hakmarrje.

Nga të dhënat paraprake rezulton se në 2010 Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu. Ky i fundit është babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu. 4 vite më vonë ai është bërë pjesë e një grupi kriminal në Belgjikë që kryente grabitje.

Pjesë e grupit dyshohen të kenë qenë edhe shqitarë të tjerë me të cilët Rroshkodoli mund të ketë krijuar përplasje, pista e cila po kalon në sitë nga hetuesit. Lidhur me ngjarjen policia ka siguruar pak dëshmi, por është duke rindëruar ngjarjen bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë.

Elis Rroshkodoli ishte në kërkim nga Rumania  dhe në momentin që u qëllua për vdekje ai mbante me vete pistoletë çka dëshmon sipas hetuesve se i trembej një sulmi të mundshëm. Makina e përdorur nga autorët dyshohet  të ketë patur targa të Malit të Zi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme